Lajme
Goditje tjetër, Spanja arrin përjashtimin e Kosovës nga Organi i Rregullatorëve Evropian të Telekomunikacionit
Demokracia
11:42 | 17 Janar 2023

Share:

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) ka vendosur në favor të Spanjës për ta përjashtuar Kosovën nga pjesëmarrja në Organizatën e Rregullatorëve Evropianë për Komunikimet Elektronike (ORECE).

Sipas mediave spanjolle, në një aktgjykim të publikuar këtë të martë, Gjykata e Lartë e BE-së konsideron se Komisioni Evropian – i cili në vitin 2019 e lejoi Kosovën të marrë pjesë në grupet punuese të këtij organi – nuk ishte “kompetent” për të miratuar një vendim të tillë, duke theksuar se funksioni i tij i vetëm në ORECE është ta “kontrollojë funksionimin e duhur të rregullores”.

Megjithatë, gjyqtarët e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë argumentojnë se qëndrimi i tyre nuk ka lidhje me faktin se Kosova nuk është njohur si shtet sovran brenda Bashkimit Evropian.

Mosmarrëveshja u ngrit në mars 2019, kur Komisioni Evropian autorizoi disa vende të Ballkanit – përfshirë Kosovën – të marrin pjesë në aktivitetet e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve rregullatore kombëtare dhe ORECE.

Tre muaj pas këtij vendimi, Spanja paraqiti një ankesë në Gjykatën e Përgjithshme të Bashkimit Evropian (TGUE) për anulimin e tij. Në argumentim, shteti mbrojti se ekzekutivi i komunitetit nuk kishte kompetencë për të vendosur standarde të punës në mënyrë të njëanshme dhe gjithashtu theksoi se Kosova nuk mund të konsiderohet si një “vend i tretë” me kapacitet për të marrë pjesë në organe të tilla si ORECE, raporton Gazeta 10.

Megjithëse Gjykata e Përgjithshme fillimisht hodhi poshtë ankesën spanjolle, si Avokati i Përgjithshëm ashtu edhe GJED. Por Spanja nuk hoqi dorë, duke u ankuar në instancat më të larta.

Pavarësisht gjithçkaje, dhe me qëllim që “të mos rrezikohet pjesëmarrja e Kosovës në BEREC”, GJED-ja ka vendosur të ruajë efektet e vendimit të Komisionit deri në miratimin e rregullave të reja të punës ndërmjet BEREC-it dhe autoriteteve shtetërore të Kosovës.

Sipas gjykatës, megjithatë, kjo situatë e jashtëzakonshme duhet të zgjidhet brenda një periudhe maksimale prej gjashtë muajsh.

Të ngjashme