Sport
Goditja e vitit, Johnson komenton: Ky nokaut ishte gjëja më e mirë që kam parë ndonjëherë
Demokracia
18:17 | 21 Shkurt 2021

Share:

Oscar Valdez, është kampioni i ri  i boksit në peshat super të lehta në WBC, shkruan Demokracia.com.

Valdez mundi bashkatdhetarin e tij Miguel Berchelt me ​​nokaut në raundin e dhjetë në këtë meç që u zhvillua në Las Vegas.

Berchelt, që në ring zbriti si kampion nuk arriti ti mbijetojë një goditje duke përfunduar i shtrirë në dysheme pa ndenja.

“Ky nokaut ishte gjëja më e mirë që kam parë ndonjëherë”, komentoi basketbollisti legjendar amerikan Magic Johnson.

Më poshtë mund të shihni videon ku shihet goditja fatale e Valdez. /Demokracia.com

Të ngjashme