Lajme
Goditi motrën me thikë në stomak, autorja punonte mësuese| Si ndodhi krimi tronditës në Tiranë
Demokracia
14:24 | 03 Shtator 2023

Share:

Krimi i rëndë në familjen Pushani në Tiranë, ku 40-vjeçarja Marsela Pushani vrau me thikë të motrën, Amanda Pushani ka tronditur kryeqytetin shqiptar.

Pas një sherri mes tyre, Marsela Pushani, e cila është me profesion mësuese, e ka goditur të motrën me thikë në stomak.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 11:40. Në një reagim zyrtar në mëngjesin e sotëm, polica thotë se familjarët tentuan të fshehin ngjarjen dhe e raportuan si vdekje për shkaqe natyrale. E ëma e autores së dyshuar dhe viktimës ka njoftuar ambulancën dhe policinë duke i njoftuar se 37-vjeçarja nuk ndihej mirë. Pas autopsisë janë konstatuar plagë në trupin e viktimës dhe më pas u ngrit dyshimi se është vrarë dhe u arrestua 40-vjeçarja.

Mësohet se viktima 37-vjeçe pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën. Por dje debati ka agravuar dhe Pushani ka marrë thikën dhe e ka qëlluar 37-vjeçaren në stomak.

Në dëshminë e saj, Marsela Pushani ka deklaruar se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se nuk donte ta vriste motrën. itën e djeshme, kur ka ndodhur tragjedia, sipas dëshmisë së Marselës, Amanda ka kërcënuar ta vrasë atë dhe nënën.

“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga policia.

Ajo çfarë e bën më të trishtë këtë ngjarje është se Armanda Pushani do të festonte ditëlindjen ditën e nesërme (4 shtator), por humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

Të ngjashme