Lajme
Goditet flota ruse, dronët detarë kamikazë dëmtojnë anijen Ivan Khurs
Demokracia
10:59 | 26 Maj 2023

Share:

Ukraina godet një tjetër simbol të marinës ruse. Bëhet fjalë për anijen e inteligjencës Ivan Khurs. Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë shpërndau pamje filmike të siguruara nga dronët kamikazë detarë teksa godasin anijen.

Për momentin dëmtimi i mjetit lundrues rus nuk dihet, por ajo nuk është fundosur. Sipas videos të publikuar duket qarte ku droni kamikaz i afrohet anijes e cila tenton ta shkatërrojë, por që në fund arrin ta godasë mjetin lundrues.

Sipas Ministrisë së mbrojtjes ruse Ivan Khurs u sulmua nga dronët kamikaze në Detin e Zi pranë ngushticës së Bosforit. Rusia pretendon se të gjithë dronët e lëshuar nga Ukraina u rrëzuan nga sistemet mbrojtëse të anijes.

Kjo nuk është hera e parë që Ukraina përdor këto lloj armësh naj marinës ruse. Në paktën një sulm ka ndodhur në portin e Sevastopolit ndaj disa anijeve të ankoruara.

Të ngjashme