Lajme
Godet dy këmbësorë në Pejë, policia jep detaje
Demokracia
10:10 | 07 Shkurt 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, i cili ka qenë duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë, në Pejë.

Sipas policisë viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës e më pas janë transferuar në QKUK-Prishtinë, shkruan Demokracia.com

“Rr. Shaban Sadiku, Pejë 06.02.2021 – 13:00. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia godet dy këmbësorët një femër kosovare dhe një mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas janë transferuar në QKUK-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Sipas policisë rasti është nën hetime./Demokracia.com

Të ngjashme