Sport
Gliha tregon arsyen pse nuk e ftoi Leart Paqaradën për ndeshjet e nëntorit
Demokracia
18:21 | 09 Nëntor 2021

Share:

Trajneri i përkohshëm i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha ka mbajtur një konferencë për shtyp para sfidës së nesërme (e mërkurë) ndaj Jordanisë.

Trajneri slloven ndër të tjera foli edhe për mosftesën e Leart Paqaradës në grumbullimin e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Gliha theksoi se Paqarada ishte opsion për këto ndeshje, megjithatë ai tha se kishte menduar më shumë për repartin ofensiv.

“E njoh mirë Leartin dhe normalisht që ai ishte në opsion për këto ndeshje. Mirëpo, Paqarada është i prirur për të luajtur më shumë në aspektin ofensiv dhe jo defansiv. Kështu që, kam menduar më shumë për repartin ofensiv dhe kam preferuar lojtarë tjerë si Fidan Aliti. Në do të jem më shumë në krye të Kosovës, Paqarada do ta ketë rastin e vet”, tha Gliha në konferencë.

Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Jordanisë luhet të mërkurën (nesër) dhe fillon nga ora 18:00. /Demokracia.com

Të ngjashme