Lajme
Glauk Konjufca arrin në Kuvendin e Shqipërisë, pritet nga homologia e tij Lindita Nikolla
Demokracia
10:04 | 27 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur në takim nga homologia e tij nga Shqipëria, Lindita Nikolla.

Para mbledhjes së përbashkët të ligjvënësve nga Shqipëria dhe Kosova në Tiranë, në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë është prezantuar një ekspozitë për shënimin e 110 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Aty deputetëve iu është prezantuar deklarata e pavarësisë së Shqipërisë në 1912 dhe shumë fakte të tjera.

​Deputetët e Kosovës hynë në Kuvendin e Shqipërisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tanimë janë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë, ku edhe do të mbahet mbledhja e përbashkët.

Ata po pritën nga përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë, Ndërkohë, në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë është hapur edhe një ekspozitë me fotografi.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe pak minuta që nga nisa e mbledhjes së përbashkët të Kuvendeve Shqiptare.

Të ngjashme