Lajme
Glauk Konjufca arrin në Hagë, pritet t’i takojë ish-krerët e UÇK-së
Demokracia
19:45 | 17 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka arritur në Hagë, ku do të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po qëndrojnë në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, ka publikuar një fotografi në Hagë.

Ndryshe, para nisjes në Hagë, Konjufca ka deklaruar se institucionet e vendit janë të brengosura me çka po ndodh atje, ndërsa ka shtuar se qëllimi i kësaj vizite është të tregojë se po i përcjellin më vëmendje këto procese.

Glauk Konjufca po bëhet zyrtari i parë i lartë i shtetit që do të takojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, përfshirë dy figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

 

Të ngjashme