Lajme
Glastonbury 2021 zyrtarisht anulohet për shkak të pandemisë
Demokracia
14:22 | 22 Janar 2021

Share:

Përkundër përpjekjeve për të “lëvizur malet” është shumë e qartë që thjeshtë nuk do të mund të organizojmë festivalin këtë vit, kanë thënë organizatorët, përcjell Demokracia.com

“Me keqardhje të thellë jemi të detyruar të japim lajmin se Festivali Glastonbury këtë vit nuk do të mbahet”, kanë thënë në një deklaratë për opinionin organizatorët Michael dhe Emily Eavis. “Na vjen shumë keq që ju kemi zhgënjyer të gjithëve”, thotë deklarata.

“Jemi të bindur se do të mund të japim diçka vërtetë speciale për të gjithë ne në vitin 2022”, kanë shtuar Eavisët.

Festivali më i madh në Britani dhe ndër më të famshmit në botë, nuk do të mbahet për shkak të pandemisë.

Zyrtarët britanikë e kanë përkrahur vendimin duke thënë se ndonëse është vendim për keqardhje, megjithatë kjo tregon se shëndeti publik është mbi të gjitha. /Demokracia.com

Të ngjashme