Qytetet e Glasgowit dhe Dublinit mund ta humbasin organizimin e ndeshjeve në Kampionatin Evropian të futbollit këtë verë, pasi qeveritë skoceze dhe irlandeze ende nuk kanë dhënë garanci për kthimin e tifozëve në tribuna.
Kampionati Evropian i futbollit do të mbahet këtë verë në 12 qytete, shkruan Demokracia.com.
Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në fillimin e garës dhe UEFA dëshiron që secili shtet nikoqir të paraqesë planet për organizimin deri më 7 prill, përfshirë edhe rikthimin e tifozëve.
Organizatorët njoftuan se shpresojnë që turneu të mbahet sipas planit, në 12 qytete.
UEFA është e shqetësuar se mund t’i largojë nga organizimi Glasgowin dhe Dublinin, pasi qeveritë e dy vendeve ende nuk kanë dhënë ndonjë garanci.
Katër ndeshje gjithsej planifikohen të luhen në Glasgow dhe në Dublin. /Demokracia.com