Sport
Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për klube: Chelsea sfidohet nga ekipi arab, formacionet zyrtare
Demokracia
16:37 | 09 Shkurt 2022

Share:

Kampionët e Evropës, Chelsea do të zhvillojë sot ndeshjen gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube në Abu Dhabi.

“Blutë” e Londrës do të sfidohen nga ekipi arab, Al-Hilal në stadiumin “Mohamed Bin Zayed”, shkruan Demokracia.com.

Chelsea është favoriti kryesor për ta fituar trofeun e çmuar.

Ballafaqimi ndërmjet Al-Hilal dhe Chelseat nis nga ora 17:30.

Formacionet zyrtare:

Al-Hilal: Almuaiouf, Alburayk, Jang, Al Bulayhi, Shahrani, Cuellar, Kanno, Salem, Pereira, Marega, Ighalo.

Chelsea: Kepa, Thiago Silva, Christensen, Rudiger, Kovaqiq, Jorginho, Alonso, Azpilicueta, Havertz, Ziyech, Lukaku. /Demokracia.com/

Të ngjashme