Gjyqtari anglez Anthony Taylor ka bërë një gabim qesharak në sfidën e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndërmjet Dinamo Kyev e Benficas, shkruan Demokracia.com.
42-vjeçari, i cili gjykon në Premier League, i dha gabimisht mesfushorit të Kievit, Denys Garmash, kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen e fazës së grupeve kundër skuadrës së Jorge Jesus, edhe pse ai nuk e kishte marrë kartonin e parë gjatë ndeshjes.
Garmash protestoi fuqishëm për pafajësinë e tij pasi iu dha kartoni i kuq në minutën e 80-të dhe momente më vonë, Taylor e përmirësoi vendimin e tij pasi kuptoi se kishte bërë një gabim. /Demokracia.com
Anthony Taylor gave Dynamo Kyiv midfielder Denys Garmash his second yellow card and sent him off vs. Benfica.
Except, he hadn't been booked yet… 😂#UCL pic.twitter.com/dB0iBJRlEy
— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 14, 2021