Sport
Gjyqtarin italian e “lëshojnë nervat” në duelin Inter – Udinese, i bërtet lojtarit në fytyrë
Demokracia
18:35 | 31 Tetor 2021

Share:

Gjyqtari, Juan Luca Sacchi ka dhënë disa fjalë këshilluese me ton të lartë për sulmuesin e Udineses, Gerard Deulofeu, gjatë ndeshjes me Interin, duke i bërtitur ‘qetësohu’ në fytyrë.

Udinese u mposht 2-0 në “Giuseppe Meazza” nga Interi në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Dy golat e Interit u shënuan nga Joaquin Correa, por edhe Udinese gjeti një gol të vonshëm me anë të Deulofeu, por që nuk u pranua si i rregullt.


Sulmuesi spanjoll u zemërua me vendimin dhe u zemërua edhe me gjyqtarin duke pasur një ballafaqim verbal.

Sacchi ishte i vendosur të mbulonte situatën dhe i tha Deulofeut të qetësohej. /Demokracia.com

Të ngjashme