Sport
Gjyqtari shqiptar kërkon falje për gabimin në sfidën Sociedad – Manchester United
Demokracia
21:30 | 19 Shkurt 2021

Share:

Manchester United, mbrëmë ka shënuar një fitore të madhe ndaj Real Sociedadit me rezultat 0:4 në sfidën e parë të 1/16 të finales së Ligës së Europës, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja u zhvillua në terren neutral në stadiumin e Juventusit në Torino, derisa njëri nga gjyqtarët anësor në këtë ndeshje ishte arbitri kosovar Bekim Zogaj.

Në minutën e 57-të ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes shënoi golin e dytë për skuadrën angleze por që u anulua nga Zogaj me pretendime se ishte pozitë jashtë loje, mirëpo pas rishikimit të VAR, u pa se gjithçka ishte e rregullt dhe goli u pranua.

Kjo ka bërë që gjyqtari kosovar të reagojë përmes rrjetit Social “Facebook”, duke e pranuar gabimin derisa ka shkruar se nga çdo gabim mund të marrë një mësim. /Demokracia.com

 

Të ngjashme