Sport
Gjyqtari shqiptar delegohet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve
Demokracia
10:48 | 13 Shkurt 2023

Share:

Gjyqtari shqiptar i futbollit, Bekim Zogaj është deleguar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Tottenham Hotspur.

Zogaj do të jetë gjyqtar anësor në takimin e parë që zhvillohet në stadiumin “San Siro”.

“Eksperienca e radhës” – ka shkruar Zogaj në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Demokracia.com.

Milani dhe Tottenham Hotspur përballen të martën nga ora 21:00 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Zogaj është deleguar në garat e mëdha të UEFA-s edhe në të kaluarën./Demokracia.com/

Të ngjashme