Ballkani për herë të parë në histori të tij do të luajë në Ligën e Kampionëve pasi edicionin e kaluar e fitoi titullin e kampionit në Kosovë, shkruan Demokracia.com.
Skuadra nga Suhareka pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës për kundërshtar në rrethin e parë të Champions Leages do ta ketë skuadrën lituaneze Zalgiris.
Ndeshja Ballkani – Zalgiris luhet më 5 korrik derisa UEFA ka zbuluar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë.
Arbitrat nga Irlanda janë caktuar për të ndarë drejtësinë. Rob Harvey do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Allen Lynch dhe Darragh Keegan.
Kurse, John Mcloughlin është caktuar si gjyqtar i katërt. /Demokraca.com