Sport
Gjyqtarët pranojnë gabimin, goli i Diaz ishte i rregullt
Demokracia
22:00 | 30 Shtator 2023

Share:

Liverpooli u mposht nga Tottenhami me rezultat 2-1 në një ndeshje ku përveç dy kartonëve të kuq, Reds u penalizuan edhe nga gjyqtarët.

Vendimi për anulimin e golit për pozicion jashtë loje i Diaz duket si vendim i gabuar.

Këtë e kanë pranuar edhe shoqata e gjyqtarëve të Premierligës përmes një komunikate për media.

PGMOL pranon një gabim të rëndësishëm njerëzor gjatë Tottenham Hotspur kundër Liverpool. Goli i Luiz Diaz u anulua për pozicion jashtë loje nga ekipi i zyrtarëve në fushë. Ky ishte një gabim faktik i qartë dhe i dukshëm dhe duhej të kishte rezultuar në dhënien e golit”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Të ngjashme