Sport
Gjyqtarët nga Shqipëria ndajnë drejtësinë në sfidën Kosovë – Lituani
Demokracia
11:35 | 24 Mars 2021

Share:

Kosova sonte ndeshet në një sfidë miqësore me Lituaninë e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Ky takim nis nga ora 20:45, dhe është si parapërgatitje për dy ndeshjet e radhës që  Dardanët i zhvillojnë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Tashmë gjithçka është gati derisa UEFA drejtësinë në këtë takim ua ka besuar gjyqtarëve nga Shqipëria. Enea Jorgji është gjyqtari kryesor i ndihmuar nga Denis Rexha dhe Dojanto Myftari.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.

Ndërsa gjyqtari i katërt është kosovari Visar Kastrati. /Demokracia.com

 

Të ngjashme