Sport
Gjyqtarët kosovarë drejtuan ndeshje të Ligës Evropiane
Demokracia
22:09 | 17 Janar 2022

Share:

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit kanë nisur menjëherë me drejtimin e ndeshjeve të Kupave Evropiane në vitin 2022.

Ilir Bytyqi e Syart Kasapi javën e kaluar ishin të deleguar në ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane (femrat).

Në Gyor të Hungarisë u takuan Motherson Mosonmagyarovari KC dhe skuadra franceze, ES Besancon Feminin. Fitore me rezultat 38:30 shënoi skuadra hungareze, shkruan FHk.

Bytyqi e Kasapi për delegat e kishin Peter Dvorskyn e Sllovakisë.

Ndeshja i takoi grupit A, në të cilin pas dy ndeshjeve udhëheq skuadra hungareze me 4 pikë. Ndërkohë skuadra franceze pësoi humbjen e dytë. /Demokracia.com

Të ngjashme