Sport
Gjyqtarët gjilanas në derbin e Anamoravës, “Skifterat” kanë një mesazh për Bejtullahun dhe asistentët e tij
Demokracia
18:47 | 08 Nëntor 2022

Share:

Vëmendja kryesore e xhiros së 16-të në elitën e futbollit kosovar do të jetë në Anamoravë atje ku Gjilani dhe Drita e zhvillojnë derbin më të madh të futbollit kosovar, raporton Demokracia.com.

Derbi i Anamoravës do të drejtohet nga Mervan Bejtullahu si gjyqtar kryesor dhe Fatlum Jashari e Hekuran Osmani si ndihmësa.

Tifogrupi i SC Gjilanit “Skifterat” në faqen zyrtare në Facebook kanë bërë thirrje që gjyqtarët gjilanas të jenë korrekt dhe të ndajnë drejtësinë pa anime, duke pretenduar se në derbin e fundit gjyqtarët kanë shfaqur edhe “sjellje arrogante”.

Postimi i plotë:

Thirrje për drejtësi!

Derbi i qytetit të Gjilanit do të drejtohet sërish nga gjygjtarët e Gjilanit.

Tifogrupi “Skifterat” edhe njëherë tjetër bëjnë thirrje për gjykim të drejtë dhe pa anime, jo sikurse në derbin e fundit dhe sjelljet arrogante të shfaqura nga ta.

Pavarësisht që Gjilani ndodhet në fazë tranzicioni, gjyqtarët Mervan Bejtullahu, Hekuran Osmani dhe Fatlum Jashari, si dhe gjithë gjygjtarët e tjerë në vend duhet ta kuptojnë që Gjilani asnjëherë nuk është pa zot shtëpie.

Aty kanë qenë, janë dhe do të jenë “Skifterat”./Demokracia.com/

Të ngjashme