Kombëtarja e Kosovës në futboll e nis sot kampanjën kualifikuese në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” nën drejtimin e trajnerit francez, Alain Giresse e nisin me ndeshjen kundër Qipros në udhëtim rrugëtimin në Grupin 2 të Ligës C, shkruan Demokracia.com.
“AEK Arena” është vendtakimi i përballjes së parë në muajin qershor për Kosovën.
Treshja e gjyqtarëve francezë do ta ndajnë drejtësinë në këtë sfidë të rëndësishme për futbollistët kosovarë.
Jerome Brisard është gjyqtar kryesor i takimit, ndërsa dy ndihmësit e tij janë Benjamin Pages dhe Alexis Auger.
Gjyqtar i katërt është Thomas Leonard, ndërsa në sistemin VAR janë dyshja Pierre Gaillouste dhe Romain Lissorgue.
Para ndeshjes, futbollistët dhe trajneri Alain Giresse u shprehën optimist për fitore në Qipro.
Sfida mes Qipros dhe Kosovës fillon nga ora 18:00. /Demokracia.com/