Sport
Gjyqtarët francezë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosova – Greqia
Demokracia
12:57 | 03 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës e realizoi dje fitoren e parë në një ndeshje eliminatore për Kampionat Botëror.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes arritën ta mposhtin Gjeorgjinë në “Batumi Arena” me rezultat 0:1.

Djelmoshat e Kosovës janë rikthyer tashmë në Prishtinë, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” do t’i luajnë edhe dy ndeshje.

Fillimisht, më 5 shtator, Kosova e pret Greqinë në shtëpi, derisa luan ndaj Spanjës poashtu në shtëpi më 8 shtator.

Për ndeshjen ndaj Greqisë, UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja në fjalë i është besuar gjyqtarit francez, François Letexier.

Ndihmësit e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, gjyqtar i katërt do të jetë Jeremy Stinat, kurse në VAR janë Delajod Willy dhe Thomas Leonard. /Demokracia.com

Të ngjashme