Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në mesjavë me ndeshjet e javës së katërt.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar delegimet e plota të gjyqtarëve për ndeshjet e kësaj xhiroje, shkruan Demokracia.com.
Kjo xhiro karakterizohet me dy super përballje në program. Drita – Ballkani dhe Prishtina – Gjilani janë dy takimet që kanë vëmendjen kryesore.
Ndeshja në Gjilan i është besuar Alban Shalës i cili do të ndihmohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërkaq gjyqtar i katërt është Ilir Mehmeti.
Gjyqtari Dardan Çaka do ta thotë fjalën kryesore në përballjen që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në mes Prishtinës dhe Gjilanit.
Çaka do të ndihmohet nga dy asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
Delegimet e plota: