Lajme
Gjyqtarët Albert Zogaj e Teuta Ibrahimi zgjedhën anëtarë të KGJK-së
Demokracia
12:40 | 10 Mars 2021

Share:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur dy anëtarë nga Gjykata Supreme.

Kandidatë të nominuar për anëtarë të KGJK-së nga Gjykata e Supreme ishin, Albert Zogaj, Diellza Hoxha, Hajrie Shala, Sahit Sylejmani, Shkëlzen Sylaj dhe Teuta Ibrahimi, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në ambientet e Gjykatës Supreme, gjyqtarët me votim të fshehtë kanë votuar gjatë së mërkurës për të zgjedhur gjyqtarët e nominuar Albert Zogaj dhe Teuta Ibrahimi, për anëtarë të KGJK-së.

Teuta Ibrahimi

 

Albert Zogaj

“Me votim të fshehtë gjyqtarët e Gjykatës Supreme zgjodhën kolegët e tyre Albert Zogaj dhe Teuta Ibrahimi, anëtarë të KGJK-së me shumicë votash. Gjyqtari Zogaj mori 23 vota kurse gjyqtarja Ibrahimi mori 18 vota. Të përzgjedhurit nga radhët e Gjykatës Supreme, konsiderohen si anëtarë të KGJK-së, ndërsa në ditët në vijim certifikimin do ta bëjë KGJK-ja. Mandati i tyre si anëtarë të KGJK është 5 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i KGJK-së, pa ndërhyrje:

Në organizimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) e në ambientet e Gjykatës Supreme, gjyqtarët e kësaj gjykate kanë votuar sot, zgjedhjen e dy gjyqtarëve të nominuar për anëtarë të KGjK-së.

Kandidatë të nominuar për anëtarë të KGjK-së nga Gjykata e Supreme ishin, Albert Zogaj, Diellza Hoxha, Hajrie Shala, Sahit Sylejmani, Shkëlzen Sylaj dhe Teuta Ibrahimi.

Me votim të fshehtë gjyqtarët e Gjykatës Supreme zgjodhën kolegët e tyre Albert Zogaj dhe Teuta Ibrahimi, anëtarë të KGjK-së me shumicë votash. Gjyqtari Zogaj mori 23 vota kurse gjyqtarja Ibrahimi mori 18 vota.

Të përzgjedhurit nga radhët e Gjykatës Supreme, konsiderohen si anëtarë të KGjK-së, ndërsa në ditët në vijim certifikimin do ta bëjë KGjK-ja. Mandati i tyre si anëtarë të KGjK është 5 vjeçar./Dmeokracia.com/

Të ngjashme