Sport
Gjyqtarë nga Shqipëria drejtojnë sfidën Kosova – Ishujt Faroe
Demokracia
14:12 | 18 Nëntor 2022

Share:

Kosova nesër nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore, shkruan Demokracia.com.

Dardanët të mërkurën që lamë pas luajtën me Armeninë në një sfidë që u mbyll me rezultat të barabartë 2:2.

Edhe ajo ndeshje edhe kjo e së shtunës do t’i shërbejë trajnerit Alian Giresse të shoh disa elemente të rinj, duke ftuar futbollistë që më pak kishin hapësirë në ekipin dardan.

Ndeshja Kosova – Ishujt Faroe që luhet të shtunën do të drejtohet nga gjyqtarët shqiptar me kryesorin Juxhin Xhaja i ndihmuar nga Denis Rexha e Nertil Bregasi ndërsa gjyqtar i katërt është Dardan Çaka. /Demokracia.com

Të ngjashme