Sport
Gjyqtarë austriakë ndajnë drejtësinë në sfidën Kosova – Andorra
Demokracia
22:55 | 25 Mars 2023

Share:

Kosova të martën zbret në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për ta zhvilluar ndeshjen e dytë në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, shkruan Demokracia.com.

Dardanët ndeshen me Andorrën sfidë kjo që luhet nga ora 20:45.

UEFA tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët dhe drejtësia i është besuar arbitrave austriakë.

Sebastian Gishamer do të jetë gjyqtari kryesor i ndihmuar nga Roland Riedel e Santino Schreiner. /Demokracia.com

Të ngjashme