ShowBiz
Gjyqi i tyre po bën bujë, ekspertët shpjegojnë pse Amber Heard po vishet njëlloj si Johnny Depp
Demokracia
18:16 | 19 Prill 2022

Share:

Që nga fillimi i gjyqit të Amber Heard kundër Johnny Depp, sytë e gjithë botës janë drejtuar tek ata dhe ka shumë fansa që kanë vëzhguar me kujdes çdo detaj të ish-partnerit, ndaj nuk është për t’u habitur sasia e madhe e analizave të hollësishme të secilit gjesti dhe çdo veprim i atyre që janë përfshirë në gjykatën Fairfax, në Virginia, Shtetet e Bashkuara.

Bullfrag shkruan se së fundmi se shikuesit kanë vënë në dukje një detaj mjaft interesant në veshjet që Amber Heard dhe Johnny Depp kanë veshur gjatë gjyqit.

Gjithçka nisi që nga dita kur ata zgjodhën anëtarët e jurisë. Johnny u shfaq i veshur me një kostum gri, ndërsa Amber u vesh njësoj si ai të nesërmen. Ditën e parë të gjyqit, Johnny veshi një xhaketë të errët të kombinuar me një kravatë të bardhë dhe të nesërmen veshi një kostum me ngjyra të ngjashme, por me një karficë blete, një insekt që ka një kuptim shumë të veçantë për yllin e Pirateve tw Karaibeve.

Karfica e bletës është një distinktiv që Johnny e mban shpesh në veshjet e tij, pasi ky insekt ka një kuptim shumë të veçantë për të. Bleta përfaqëson punën dhe bollëkun. Pra, gjithçka tregon se Amber donte ta përdorte atë të nesërmen për t’i kujtuar Johnny-t kuptimin e bletës në një përpjekje për ta detyruar atë të hedhë poshtë ankesën kundër tij.

Ç’ka të dyshimtë në veshjen e Amber Heard: Njerëzit thonë se po bën ‘lojëra mendore’

Të ngjashme