Lajme
“Gjynah, jemi në Ramazan”: Shala kritikon Qeverinë Kurti për ndarjen e 100 milionë eurove
Demokracia
11:43 | 21 Prill 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndarjen e 100 milionë eurove për pensionistët, familjet me skema sociale, studentët, punëtorët e sektorit publik dhe ata privat.

Shala në Tëvë 1 ka thënë se një vendim i tillë reflekton frikën e qeverisë dhe paaftësinë e tyre, raporton Demokracia.com.

“Kjo reflekton më së miri mungesën e idesë zhvillimore ekonomike, paaftësinë e qeverisjes…Reflekton frikën e Qeverisë. 100 milionë euro qeverisë i kanë shku me ble paqen sociale para pensionistëve, sindikatave, veteranëve studentëve… Kjo nuk ka logjikë zhvillimore, shihni sot raportin e FMN-së, nuk kemi rritje çfarë ka thënë kryeministri”, ka thënë ai.

Mes tjerash, Shala e ka cilësuar si “gjynah” ndarjen e këtyre parave, kur shkalla e kthimit sipas tij, është zero, raporton Demokracia.com.

“Është gjynah, në kuptimin edhe fetar se jemi në muajin e Ramazanit, me i shpenzu 100 milionë euro kur shkalla e kthimit është zero”, ka thënë ai.

Ndryshe, Qeveria ka ndarë nga 100 euro deri më tani për pensionistët, ndërsa pagesa e njëjtë do t’u shpërndahet edhe punëtorëve të sektorit publik në fund të kësaj jave.

Sot është hapur aplikacioni për punëtorët e sektorit privat, kurse për studentët pritet që të hapet më vonë./Demokracia.com/

Të ngjashme