Lajme
Gjykimi i Trump, mblidhen protestues para gjykatës së New York-ut
Demokracia
18:22 | 04 Prill 2023

Share:

Protestuesit, si pro ashtu edhe kundër Trump, janë mbledhur jashtë gjykatës së Manhatanit, ku ish-presidenti amerikan do të ketë seancën gjyqësore.

Duke i bërë jehonë vetë Trump, shumë nga mbështetësit e tij e kanë kritikuar rastin e New York-ut si të motivuar politikisht.

Por kritikët e politikanit republikan e kanë mirëpritur prokurorinë, me disa protestues që mbanin pankarta ku shkruhej: “Mbylle atë”.

Gjatë ditës, Trump ka kërkuar që rasti i gjykimit të tij të mbahet në Staten Island nga Manhatan.

Të ngjashme