Lajme
Gjykatësi hedh poshtë kërkesat për lirimin e Thaçit, Selimit e Krasniqit
Demokracia
10:08 | 27 Janar 2021

Share:

I është refuzuar kërkesa për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou ua ka refuzuar kërkesat për lirim ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Një vendim të tillë gjykatësi francez Gillou e kishte marrë edhe të premten e kaluar për Kadri Veselin.

Lexo edhe: 

Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirimin e Kadri Veselit

Në fakt gjykata vendimin për të gjithë ish-krerët e UÇK-së, e kishte marrë të premten e kaluar, mirëpo që i njëjti është publikuar sot.

Avokatët e krerëve të UÇK-së me anë të argumentimeve të tyre kishin kërkuar lirimin e klientëve të tyre përmes parashtresave të paraqitura.

Sidoqoftë,  arsyetimet e tyre i ka cilësuar si të pamjaftueshme gjykatësi i procedurës paraprake.

I njëjti ka urdhëruar palët që përgjigjet e tyre t’i dërgojnë deri më 29 janar. /Demokracia.com/

Të ngjashme