OpEd
GJYKATË RACISTE NË ZEMËR TË EVROPËS
Demokracia
13:40 | 03 Janar 2025

Share:

Milaim Cakiqi

GJYKATË RACISTE NË ZEMËR TË EVROPËS

Gjyka Speciale në Hagë, e krijuar njëanshëm dhe me presion të paparë ndonjëherë, jo vetëm që kaloi kufijtë e saj “juridikë” por doli përtej çdo racionaliteti dhe paanshmërie.

Ajo, për katër vjet të plota e dëshmoi fytyrën e vet raciste dhe armiqësore seancë pas seance. Nuk kanë asnjë dallim prokurorët armiqësorë, anëtarët e panelit gjyqësor, avokati i viktimave as të gjitha shkallët e gjykatës, përfshirë edhe të ashtuquajturin “avokat i popullit”, që si një kor i bashkuar i hienave u janë sulur liderëve të UÇK-së në shpinë.

Më 5 nëntor 2020 kjo gjykatë kidnapoi, zuri peng dhe burgosi katër liderë politikë shqiptarë dhe hyri në vitin e pestë duke shkelur me këmbë çdo të drejtë të tyre.

Kjo gjykatë për 20 vjet me radhë kishte grumbulluar ditë e natë dëshmi kundër liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga burime armiqësore, qoftë nga shërbimet shtetërore të Beogradit, qoftë nga elementë të mbeturinave shqipfolëse, që me shpifje dhe dëshmi të rrejshme krijuan miliona faqe deklaratash anti-UÇK.

Kjo gjykatë antishqiptare që nuk njeh asnjë simbol të sovranitetit të Kosovës, për çdo ditë fyen dhe poshtëron jo vetëm liderët e zënë peng, por gjithë përpjekjen tonë për liri dhe pavarësi.

Kjo gjykatë po përpiqet t’i denigrojë njerëzit më proamerikanë dhe properëndimorë që ka krijuar lëvizja jonë për liri dhe pavarësi.

Nuk ka aktakuzë më voluminoze që njohin proceset gjyqësore, se kjo që u ngorkohet liderëve të UÇK-së.

E gjitha kjo po shpërthet çdo ditë si fluskë sapuni. E kur një mal me dëshmi të rreme nuk kryen, punë, ajo ngrit aktakuzë të re kundër presidentit Thaçi.

Kjo gjykatë raciste dhe antishqiptare, e preu në besë Presidentin Thaçi në rrugë për Uashington. Kjo gjykatë.

Kjo gjykatë e burgosi presidentin Thaçi në mandatin e tij ligjor, duke cenuar rëndë rëndë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kjo gjykatë, e bazuar në Raportin e e rrejshëm të Dick Marttit, çdo ditë po e tregon fytyrën fashiste, raciste dhe antishqiptare.

Kjo gjykatë po synon asgjësimin e trashëgimisë më të lavdishme dhe më të ndritshme të luftës sonë çlirimtare.

Por, Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet kapitulli më i rëndësishëm i historisë moderne të Kosovës.
Liderët e UÇK së janë vetë UÇK-ja. Liria ka emër!

Poshtë Gjykata Speciale e Hagës!
Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Liri për çlirimtarët!

Të ngjashme