Lajme
Gjykata vendos nga një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për dhënien e ndihmës për grabitjen e armatosur në Suharekë
Demokracia
19:10 | 26 Nëntor 2023

Share:

Për grabitjen e armatosur në argjendarinë në Suharekë, sot Gjykata Themelore e Prizrenit ka lënë për një muaj në paraburgim dy të dyshuar për dhënien e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale.

Lajmin për caktimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

“Caktohet masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, duke llogaritur nga data e arrestimit 25.11.2023”, tha Lekaj për Gazetën Express.

Por çka thuhet në dosjen e prokurorisë për dy të dyshuarit në këtë rast?

Sipas kërkesës së Prokurorisë, F.T., dhe A.B., dyshohen për veprën – dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.

Sipas dosjes së Prokurorisë, “i pandehuri A.B., duke prezantuar letërnjoftimin e tij në një kompani  telefonike në Mitrovicë blen 10 numra të telefonit për të pandehurin F.T.,   dhe këta numra ia dorëzon F.T.,. Njëri prej këtyre numrave të telefonit përdoret për të kontaktuar pronarin e automjetit nga i cili grabitësit e blejnë automjetin, i cili përdoret gjatë grabitjes në Suharekë. Po ashtu, grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër komunikojnë mes vete me dy numra të telefonisë  gjatë dhe menjëherë pas grabitjes më 22 nëntor 2023”.

Të ngjashme