Lajme
Gjykata vendos edhe për 30 ditë të tjera paraburgim ndaj dy serbëve të dyshuar për terrorizëm
Demokracia
18:28 | 04 Korrik 2023

Share:

Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq, dy shtetas të Serbisë që dyshohen për vepra penale në veri të Kosovës, do të vazhdojnë të mbesin në paraburgim, pasi Gjykata ka vendosur që paraburgimi t’u vazhdohet edhe për një muaj.

Dy serbët u arrestuan në Jarinjë nën dyshimet për vepra penale të terrorizmit.

“Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurve S.J dhe I.S, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur për vazhdimin e masës së sigurisë. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.J dhe I.S, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar edhe për 1 (një) muaj, për secilin.” – tha Mirlind Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë për Reporteri.

 

Të ngjashme