Lajme
Gjykata Speciale vendos që ish-presidenti Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim
Demokracia
22:01 | 23 Korrik 2021

Share:

Gjykata Speciale ka vendosur që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim të publikuar pak më parë në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Ky njoftim vjen pasi ish-presidentit Hashim Thaçi dy shtete i ofruan garanci për mbrojtje në liri.

Ndërkaq, gjykatësi i procedurës paraprake nuk e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së ish kreut të UCK-së.

I njëjti ka urdhëruar mbrojtjen e ish presidentit të vendit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

Më herët u bë e ditur se avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin e tij nga paraburgimi./Demokracia.com/

Të ngjashme