Lajme
Gjykata Speciale në pushim veror deri më 12 gusht
Demokracia
07:13 | 23 Qershor 2022

Share:

Gjatë fundit të muajit korrik, e deri në mesin e muajit gusht, Gjykata Speciale nuk do ta mbajë asnjë seancë gjyqësore.

E seanca e vetme do të jetë të martën e 5 korrikut kur nga ora 14:00, do të mbahet konferencë, por para Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Kështu, gjatë muajit korrik, jo vetëm që nuk do të ketë asnjë seancë, por më datë 25, e gjithë Gjykata Speciale shkon në pushim veror.

Për më tepër, ky pushim do të zgjasë deri më 12 gusht.

Ndërkohë, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, e kanë apeluar vendimin e Gjykatës Speciale, me të cilin ata u dënuan me nga katër vite e gjysmë burg.

Me këtë rast, palët janë urdhëruar që deri më 27 qershor të dërgojnë me e-mail çështjet që dëshirojnë të ngrisin në këtë seancë.

Gucati e Haradinaj u dënuan për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë, pasi ata u shpallën fajtorë se publikuan dosje konfidenciale nga hetimet e Taskë Forcës së Speciales e cila më pas rezultoi në ngritjen e aktakuzave.

Të ngjashme