Gjykata Speciale në Hagë ka konfirmuar qëndrimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, për të vizituar nënën e tij të sëmurë.
Shefja e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun, Angela Griep, e ka konfirmuar vizitën e Thaçit në familjen e tij.
Në përgjigjen e tyre theksohet se Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, dhe se rreth kësaj vizite EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.