Studentët e Fakultetit Juridik të Universiteteve apo kolegjeve private mund të aplikojnë për të shkruar ese në konkursin e shpallur nga Dhomat e Specializuara.
Në njoftimin e Gjykatën Speciale, të dielën thuhet se “të gjithë studentët e interesuar nga universitetet publike apo private në Kosovë inkurajohen të paraqesin një kontribut deri më 30 nëntor 2022”.
“Esetë do të shqyrtohen nga një panel që përfshin ekspertë në fushën e së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrësit do të informohen me e-mail për rezultatin. Studentët me tre esetë më të mira do të shpërblehen me libra në fushën e së drejtës ndërkombëtare rreth 250 euro.
KËTU mund t’i gjeni të gjitha udhëzimet.