Lajme
Gjykata Speciale fton ish-pjesëtarin e UÇK-së
Demokracia
17:57 | 25 Shkurt 2021

Share:

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u paraqitur më 18 mars.

Përmes një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’, Koci ka bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë. Sapo mora ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare”, tha Koci./Demokracia.com

https://www.facebook.com/Gani.Koci/posts/10222273123755721

Të ngjashme