Lajme
Gjykata rumune merr vendim për Andrew Tate
Demokracia
18:59 | 21 Prill 2023

Share:

Influencuesit kontrovers Andrew Tate i është zgjatur arresti shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera nga një gjykatë rumune të premten, shkruan BBC.

Ai u arrestua së bashku me vëllain Tristan në shtëpinë e tyre në Bukuresht në dhjetor 2022.

Më 31 mars, ai doli nga paraburgimi dhe iu vendos masa e arrestit shtëpiak.

Ende nuk janë ngritur akuza ndaj vëllezërve.

Megjithatë, prokurorët po hetojnë vëllezërit për krime të dyshuara për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave.

Ata i kanë mohuar akuzat.

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024