Lajme
Gjykata nuk bindet, lë në burg “blogerët” e dyshuar për spiunazh që u kapën në uzinën e Gramshit
Demokracia
14:01 | 24 Gusht 2022

Share:

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy shtetasit rusë Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva dhe ukrainasin Fedir Alpatov që u arrestuan 3 ditë më parë në uzinën Ushtarake në Gramsh duke filmuar objektin ndërsa dhunuan dhe 2 ushtarët roje.

Hetuesit dyshojnë se të tre këta persona ishin të rekretuar për spiunazh nga agjenci të huaja.

Dy avokatë janë caktuar nga shtetit, ndërsa një avokat i tretë është caktuar nga familjarë të të pandehurve.

Në ambientet e gjykatës është parë edhe përfaqësuesja e Konsullatës së Ukrainës në vendin tonë, por që nuk është lejuar që të marrë pjesë në seancë. Svitlana Bogdanova është shprehur se qytetari ukrainas ishte i pafajshëm. “Ka qenë vetëm një udhëtar. Jam këtu për të për të parë nëse i janë ofruar kushtet e duhura për mbrojtje”.

Të ngjashme