Lajme
Gjykata në Prishtinë merr vendim për gruan që dyshohet se ndihmoi në rrëmbimin e Bedri Rexhepit
Demokracia
11:26 | 14 Qershor 2022

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës A.R, e cila dyshohet se ndihmoi në rrëmbimin e biznesmenit, Bedri Rexhepi.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës A.R e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

“Të pandehurës A.R paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3 të KPPRK-së.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda është e bazuar dhe e argumentuar për këtë fazë të procedurës”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të ngjashme