Lajme
Gjykata në Prishtinë dënon me 4 vjet e 6 muaj burg një person për pjesëmarrje në grupet terroriste
Demokracia
16:35 | 23 Mars 2022

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti  Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit N.L. për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist në vazhdim nga neni 143 par.2 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Siç njoftohet, i akuzuari  N.L. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vite e gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 Gusht 2018  e tutje  por jo më shumë se dënimi i shqiptuar, i cili do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Konform nenit 367 paragrafi 7 të KPPK-së të akuzuarit N.L i është vazhduar masa e paraburgimit e cila do të zgjasë derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.

Kundër  këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit  përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme