Lajme
Gjykata merr vendim për njërin prej të dyshuarve për vrasjen në Zllakuqan
Demokracia
16:49 | 17 Prill 2022

Share:

Mbrëmjen e së premtes në fshatin Zllakuqan të Klinës ishte vrarë një person.

Të premten mbrëma një person në fshatin Zllakuqan të Klinës është vrarë.

I ndjeri nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve që kishte marrë nga arma dhe kishte ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

LEXO EDHE: 

LAJMI I FUNDIT| Vritet një person në Zllakuqan të Klinës

Policia e Kosovës kishte arrestuar tre të dyshuar për këtë vrasje, një si i dyshuar kryesor dhe dy të tjerë si të përfshirë në këtë vrasje dhe madje kishte sekuestruar edhe armë të shumta në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, raporton Demokracia.com.

Tashmë Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim për njërin prej të dyshuarve të kësaj vrasjeje.

Zëdhënësja e kësaj Gjykate, Tringa Zhuti, ka thënë për Demokracia.com, se me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka aprovuar kërkesën për 1 muaj paraburgim.

“Një muaj është caktuar masa e paraburgimit për personin që dyshohet se ka kryer vrasjen. Kërkesa e Prokurorisë ka qenë kështu dhe Gjykata e ka miratua”, ka thënë Zhuti për Demokracia.com.

Edhe pse fillimisht ishte thënë se vrasja kishte ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ende nuk dihen qartë motivet e kësaj vrasjeje. /Demorkacia.com/

LEXO EDHE: 

Vrasja e rëndë në Klinë| Policia i konfiskon të dyshuarit 8 armë, karikator e municion

Të ngjashme