Lajme
Gjykata merr vendim për doganierin dhe kryetarin e bordit të “Ski Center Brezovica”
Demokracia
14:00 | 18 Mars 2022

Share:

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.G zyrtar doganor dhe S.I menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, të dyshuar për veprën penale “marrje e ryshfetit”.

Në njoftimi thuhet se Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë, përcjell Demokracia.com.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë”, thuhet në njoftim.

Sipas gjatës me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Ndryshe, nga aksioni policor “Brezovica”, deri tani janë arrestuar mbi 30 persona, disa prej tyre zyrtarë. Ata dyshohen për veprat penale “marrje ryshfeti” dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare”. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024