Lajme
Gjykata merr vendim për aktivistet feministe Nerimane Ferizi dhe Anita Mjeku
Demokracia
17:18 | 30 Dhjetor 2022

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vazhduar masën “Paraqitja në stacionin policor” ndaj aktivisteve Nerimane Ferizi dhe Anita Mjeku të cilat janë akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të pandehurave i është vazhduar masa e paraqitjes në stacionin policor në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar nga data dy janar 2021 e deri më 1 shkurt 2023.

Dy aktivistet detyrohen të paraqiten çdo të hënë nga ora 10:00 deri në ora 11:00 në Stacionin Policor në Mitrovicë dhe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.

Të dyshuarat janë njoftuar se nëse e shkelin këtë Aktvendim, Gjykata mund të iu caktoj masën e paraburgimit.

Aktivistet Nerimane Ferizi dhe Anita mjeku janë arrestuar pasi me datë 01.12.2022, rreth orës 17:00, gjatë protestës së organizuar nga kolektivi për mendim dhe veprim feminist, nga pakujdesia kanë marrë vendime të rrezikshme, në vendin ku ishin të pranishëm qindra protestues.

Në vendimin e gjykatës thuhet se e pandehura Anita Mjeku kishte hedhur në drejtim të Qeverisë një bidon me benzinë, kurse e dyshuara tjetër Nerimane Ferizi e ka ndezur benzinën dhe ka shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve.

Protesta ishte mbajtur pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, nga bashkëshorti Ii saj, I cili më pas ka vrarë edhe veten.

Të ngjashme