Lajme
Gjykata la në paraburgim Fredi Belerin, reagon ashpër ministria e Jashtme e Greqisë
Demokracia
17:35 | 22 Maj 2023

Share:

GJKKO ka vendosur arrest në burg për fituesin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë Fredi Beleri i cili u arrestua dy ditë para 14 majit për blerje votash.

Ministria e Jashtme grekeka reaguar lidhur me këtë vendimin duke u shprehur: Zgjatja e paraburgimit të Freddy Beleris, tashmë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Chimarra, ofendon ndjenjën e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës.

Beleri u transferua sot nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë, ndërsa ai mbrohet nga avokatët. Sipas prokurorisë, ai iu premtonte qytetarëve se në këmbim të votës do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Sipas akuzës, Fredi Beleri është filmuar duke blerë 8 vota për 40 mijë Lekë.

Vetë Beleri i ka mohuar akuzat duke e cilësuar arrestimin e tij të nxitur nga politika. Në arrest në burg është lënë gjithashtu edhe miku i Belerit Pandeli Kokoveshi.

Të ngjashme