Lajme
Gjykata i jep të drejtë Senatit të Universitetit të Mitrovicës: Shkarkimi i dekanit Agron Beka, i ligjshëm
Demokracia
14:28 | 16 Shtator 2023

Share:

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka bërë me dije se veprimi i Senatit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini për shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e dekanit të Fakultetit Juridik ka qenë i ligjshëm.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar se më 15 shtator të vitit 2023 kjo gjykate e ka refuzuar në tërësi kërkesëpadinë e paditësit Agron Beka si të pabazuar ndaj Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Më 30 shtator të vitit të kaluar, ky universitet e kishte shkarkuar Agron Bekën nga pozita e dekanit.

Ky i fundit nuk ishte pajtuar me këtë vendin dhe e kishte sfiduar atë në gjykatë.

Sipas “Betimit për Drejtësi”, në padi Beka ka kërkuar që të detyrohet universiteti që paditësin ta kthejë në pozitën e dekanit.

Gjithashtu, ai ka kërkuar që universiteti t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar në shumën totale prej mbi 6 mijë euro.

Të ngjashme