Lajme
Gjykata i cakton arrest shtëpiak prej një muaji ortopedit që dyshohet për marrje ryshfeti
Demokracia
15:43 | 06 Shtator 2023

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ortopedit Sami Delija, i cili dyshohet për marrje ryshfeti.

Por, Gjykata i ka caktuar të njëjtit masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, raporton Express.

Në rast se nuk e respekton këtë masë, Gjykata ka thënë se mund t’ia caktojë atë të paraburgimit.

“Masa e arrestit shtëpiak të pandehurit S.D i është caktuar në harmoni me nenin 181 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2 lidhur me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 të. KPPRK-së, ndërsa konform nenit 181 paragrafi 5 të KPPRK-së, në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit kundër të pandehurit S.D.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme