Lajme
Gjykata gjermane dënon ish-oficerin e inteligjencës në Siri
Demokracia
17:39 | 24 Shkurt 2021

Share:

Kjo është hera e parë që një gjykatë jashtë Sirisë vendos për një çështje ku pretendohet se zyrtarët e qeverisë siriane kanë kryer krime kundër njerëzimit.

Gjykata gjermane e Koblenz-it ka dënuar ish-oficerin e inteligjencës siriane me katër vjet e gjysmë burg për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit, shkruan BBC përcjell Demokracia.com

“I akuzuari është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj për ndihmën dhe përkrahjen e një krimi kundër njerëzimit në formën e torturës dhe heqjes së lirisë”, tha gjykatësi Anne Kerber.

44-vjeçari Eyad al-Gharib, akuzohet se ka ndihmuar në arrestimin e të paktën 30 protestuesve dhe dorëzimin e tyre në qendrën e paraburgimit Al-Khatib në Damask në vitin 2011./Demokracia.com/

Të ngjashme