Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka shpallur vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”.
Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat “arrest në burg” për 11 nga te dyshuarit ndërsa zbuti masën për avokatin Armand Tragaj në “detyrim paraqitje”, shkruan Euronews.al.
Armand Tragaj që ka rezultuar përdorues i Sky Ecc dhe që dyshohet për ushtrim te ndikimit te paligjshëm ka deklaruar para GJKKO: “Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rendoj situatat e mia familjare, ku unë jam me dy prindër te sëmurë, njerkën te paralizuar, vëllain ne psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijët e vegjël”. Për këtë fakt ai kërkoi një masë me të butë sigurie për të qenë pranë familjes”.
Ervis Deti dhe Bexhet Mema gjithashtu u liruan nga masa e “arrestit me burg” ndërsa ndaj tyre u la masa e “detyrim paraqitje”.
Në seancën e zhvilluar për më shumë se 5 orë mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë që përveç bisedave në Sky ECC fakti të mbështetet edhe në prova të tjera.